Ja se ç’ndodhi në Beograd sonte mes Partizani-Crvena Zvezda
Olsi Rama dhe Gaz Demi kanë qenë të ftuar nga presidenti i Partizanit të Beogradit për të parë derbin e kryeqytetit serb Partizani Beograd-Cervena Zvezda.
Por ndeshja nuk ka shkuar ashtu siç pritej sepse brenda sektorit të tifozëve të Partizanit ndodhi një përplasje dhe dhjetëra tifozë u plagosën.
Fillimisht u tha se sherrin e filluan disa tifozë të Zvezdës, të cilët ndodheshin në sektorin e atyre të Partizan-it, por kjo teori u hodh poshtë më vonë.
Ende nuk dihet se kush ishin tifozët që u rrahën nga tifozët e Partizanit dhe u dogjën më mjete piroteknike. Policia arriti të vendosë qetësi pas ngjarjes, por vetëm pasi disa tifozë dhe polica u plagosën dhe u dërguan për spital.
Ndeshja u ndërpre dhe vazhdoi pas disa minutash, ndërsa në fund përfundoi me barazimin 1-1.