Ja si do të ndryshojë formacioni i Realit me ardhjen e Ancelottit (VIDEO)

Carlo Ancelotti është rikthyer në krye të Real Madridit, teksa ndryshimet nën drejtimin e tij nuk do të jenë të pakta. Në mbrojtje Alaba dhe Militao do të formojnë dyshen e qendrës, ndërkohë që në krahë Mendy dhe Carvajal do të ruajnë vendet e tyre.

Në mesfushë pritet rikthimi i talentit Odegaard, ndërkohë që Casemiro dhe Kroos do të rikonfirmohen në pozicionet e tyre. Në sulm ndërkohë Gareth Bale dhe Eden Hazard pritet të mbështesin Benzema, i cili mbetet një pikë referimi edhe në formacionin e strategut italian. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP