“Jackpot Tare”, Milani thyen rekorde me shitjet nën drejtimin e shqiptarit

Në 10 vitet e fundit, Milani ka ndjekur një politikë kursimi, madje edhe gjatë periudhës së vështirë të pandemisë kur të ardhurat ishin minimale. Për shembull, në sezonin 2021-22 u arkëtuan vetëm 5.1 milionë euro, ndërsa në 2022-23 shifra shkoi në 11.1 milionë euro.

Por me ardhjen e Igli Tares si drejtor sportiv, situata ka ndryshuar rrënjësisht. Shqiptari është shndërruar në “shitësin më të madh” që kuqezinjtë kanë pasur në 40 vitet e fundit. Deri tani, falë tij, Milani ka gjeneruar mbi 200 milionë euro vetëm nga shitjet, një rekord absolut.

Shitjet e bujshme

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndër marrëveshjet kryesore të Tares spikasin:

Swiss Digital Mobile Reklama

Malick Thiaw te Newcastle për rreth 40 milionë euro, shumë më lart se vlera reale e merkatos.

Theo Hernandez te Al-Hilal për 25 milionë euro, një operacion i detyruar për shkak të kontratës që i skadonte.

Emerson Royal te Flamengo për 10 milionë euro.

Noah Okafor drejt Leeds për mbi 20 milionë euro, duke sjellë një tjetër plusvalencë të madhe.

Ndërkohë, Tare ka gjetur zgjidhje edhe për lojtarë si Reijnders, Pobega, Colombo, Camarda, Terracciano dhe të rinj të tjerë që kishin nevojë të aktivizoheshin diku tjetër.

Transformimi i Milanit

Që prej firmës së tij më 26 maj, ish-drejtori i Lazios nuk ka ndalur për asnjë moment. Përveç menaxhimit të shitjeve, ai ka sjellë shtatë afrime të reja, ka emëruar Massimiliano Allegrin në stol dhe ka dhënë frymëmarrje të madhe financiare klubit.

Sipas “Corriere dello Sport”, vetëm këtë verë kuqezinjtë kanë arkëtuar 165.5 milionë euro nga shitjet dhe huazimet me pagesë, shifër që me bonuset dhe klauzolat mund të arrijë në 200-220 milionë euro.

Shifrat e shitjeve të Milanit (në milionë €)

2025-26 → 200

2024-25 → 51.3

2023-24 → 71.4

2022-23 → 11.1

2021-22 → 5.1

2020-21 → 51.7

2019-20 → 59.2

2018-19 → 88.1

2017-18 → 39.7

Me këto shifra, Igli Tare jo vetëm ka sjellë një revolucion në merkato, por është shndërruar edhe në garanci për të ardhmen financiare të Milanit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?