Jackson nuk ka bindur te Bayerni, në verë rikthehet tek Chelsea
Sulmuesi senegalez Nicolas Jackson pritet të kthehet te Chelsea këtë verë, pasi periudha e tij te Bayerni nuk e ka bindur klubin bavarez për të aktivizuar opsionin e blerjes.
Jackson kishte mbërritur në Mynih verën e kaluar me një huazim prej rreth 17 milionë eurosh, me mundësinë e blerjes për 67 milionë euro nëse arrinte një numër të caktuar paraqitjesh. Megjithatë, sulmuesi 24-vjeçar regjistroi vetëm 22 paraqitje në të gjitha kompeticionet, nga të cilat vetëm 7 ishin mbi 45 minuta, shifra të pamjaftueshme për të justifikuar një investim të tillë.
Pas transferimit te Chelsea në 2023 nga Villarreal, Jackson kishte tërhequr vëmendjen e disa klubeve në Itali, Spanjë dhe Angli, por me ndryshimin e trajnerit te Bluve, ai mbetet i hapur për të shqyrtuar opsionet e tij, duke marrë parasysh edhe rolin e ardhshëm në projektin e skuadrës londineze, sipas raportimeve të The Times.
Kthimi te Chelsea mund t’i japë Jackson një mundësi të re për të rigjetur vendin e tij titullar dhe për të rilindur karrierën në Premier League, pas një eksperience në Bundesliga që nuk përmbushi pritshmëritë.
KOHA JONË SONDAZH

