“Jam një fans i madh i joti”, Solskjaer i plotëson dëshirën gazetarit

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, është suprizuar në konferencën për shtyp. Norvegjezi po fliste si zakonisht një ditë përpara sfidës me Laskun, ndeshje e vlefshme për Europa League, dhe ka mbetur i befasuar nga një gazetar që ishte i pranishëm në sallë.

Gazetari përpara se ti bënte pyetjen i tregoi se është një fans i çmendur i tij. ‘’Më falni, por jam shumë nervoz. Jam një fans i madh i juaji. Mund të bëjmë një foto bashkë? Po dridhem nga emocionet’’, ishin fjalët e gazetarit ndaj teknikut të Manchesterit.

Solskjaer pranoi me kënaqësi kërkesën e tij dhe ata bënë një foto bashkë. United pritej të luante sot kundër Lask, por sfida është shtyrë nga UEFA për shkak të Coronavirusit. Ende nuk dihen se kur do të zhvillohen këto ndeshje.

SHKARKO APP