James dhe Bale kthehen në problem te Reali, Zidane ka kërkuar që të shiten

Reali i Madridit pritet të bëjë disa largime gjatë merkatos së verës, teksa në krye të listës qëndrojnë Rodriguez dhe Gareth Bale. Asnjëri prej tyre nuk bëjnë pjesë në planet e trajnerit Zidane.

Për kolumbianin kanë shfaqur interes klube të ndryshme, mes tyre Juventusi dhe Manchester United. Kontrata e James Rodriguez përfundon vitin e ardhshëm dhe vlera e kartonit të tij shkon 40 milionë euro. Ai ka luajtur vetëm 680 minuta me Realin këtë sezon, duke shënuar 1 gol dhe ka dhuruar 2 asiste.

Balë ndërkohë kërkon të qëndrojë për shkak se ka një pagë shumë të lart, 14.5 milionë euro në sezon. Vetëm një ofertë e kënaqshme mund ta bëjë Bale të ndërrojë mendim, pasi në të kundërt Reali do ta ketë të vështirë të lirohet prej tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?