Japonia dorëzohet, Lojërat Olimpike drejt shtyrjes për shkak të Covid-19

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (COI) duket se i është dorëzuar pandemisë së koronavirusit. Lojërat Olimpike të Tokios, që do të mbaheshin nga 24 korriku deri në 9 gusht, janë shtyrë.

I gjendur nën presionin e komiteteve olimpike të shumë vendeve dhe federatave të ndryshme me peshë, të cilat kishin kërkuar prej ditësh shtyrjen e eventit, COI po mendon shtyrjen.

Thomas Bach, Presidenti i COI, në 4 mars, në një intervistë për “New York Times” tha se nuk po mendohej aspak as pezullimi dhe as shtyrja e Lojërave Olimpike, por situata me koronavirusin që nuk po njeh përmirësim ka bërë që të ndryshojë mendje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?