Jashari ngjitet në podiumin e mesfushorëve më të shtrenjtë në historinë e Milanit

Transferimi i Ardon Jasharit te Milani është kthyer në një nga operacionet më të rëndësishme të kësaj merkatoje vere. Mesfushori shqiptaro-zviceran, i ardhur nga Club Brugge, është blerë për 36 milionë euro, një shumë që e vendos atë në podiumin e mesfushorëve më të shtrenjtë në historinë e klubit kuqezi.

Jo vetëm kaq, por Jashari i afrohet shumë edhe një tjetër rekordi të rëndësishëm: ai i transferimit më të shtrenjtë në historinë e futbollit belg, aktualisht në pronësi të Charles De Ketelaere. Aktivizimi i bonuseve mund të ndryshojë ekuilibrat dhe ta ngjisë Jasharin në krye të kësaj liste.

Në kampin kuqezi, rekordi absolut i transferimit për një mesfushor vazhdon t’i përkasë Rui Costas, i cili u transferua nga Fiorentina te Milani në vitin 2001 për shumën e 41.32 milionë eurove. Edhe pse kanë kaluar mbi dy dekada, portugezi ruan vendin e parë, i ndjekur nga Lucas Paquetá, me një transferim prej 38.4 milionë eurosh nga Flamengo në vitin 2019.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me shifrën aktuale, Jashari renditet në vendin e tretë, duke lënë pas emra të mëdhenj si Franck Kessié, Clarence Seedorf dhe Tijjani Reijnders.

Swiss Digital Mobile Reklama

Top 10 mesfushorët më të shtrenjtë në historinë e Milanit:

Rui Costa – nga Fiorentina (2001) – 💰 41.32 mln €

Lucas Paquetá – nga Flamengo (2019) – 💰 38.4 mln €

Ardon Jashari – nga Brugge (2025) – 💰 36 mln €

Franck Kessié – nga Atalanta (2019) – 💰 32 mln €

Tijjani Reijnders – nga AZ Alkmaar (2023) – 💰 24.8 mln €

Samuele Ricci – nga Torino (2025) – 💰 23 mln €

Clarence Seedorf – nga Inter (2002) – 💰 22.5 mln €

Hakan Çalhanoğlu – nga Leverkusen (2017) – 💰 22.3 mln €

Yunus Musah – nga Valencia (2023) – 💰 21.2 mln €

Andrea Bertolacci – nga Roma (2015) – 💰 21 mln €.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?