Jashari nuk luan më me Brugge, kërkon vetëm transferimin te Milani
Ardon Jashari feston sot 23-vjetorin e lindjes në Maqedoni, ku ndodhet për të marrë pjesë në dasmën e vëllait të tij. Por në mendjen e mesfushorit zviceran ka vetëm një dëshirë: të veshë fanellën e Milanit. Një ëndërr që ende nuk është bërë realitet, por për të cilën po lufton me forcë.
Sipas asaj që raporton Corriere dello Sport, Jashari i ka komunikuar zyrtarisht klubit belg se nuk dëshiron më të zbresë në fushë. Një sinjal i qartë dhe i fortë, që tregon vendosmërinë e tij për t’u transferuar te kuqezinjtë. Club Brugge, megjithatë, vazhdon të rezistojë dhe të kërkojë blerës të tjerë, veçanërisht në Premier League, por pa sukses. Jashari ka refuzuar çdo alternativë tjetër: në mendjen e tij ekziston vetëm Milani.
Nga ana tjetër, klubi kuqezi nuk ka ndërmend të rrisë ofertën. Propozimi aktual (33.5 milionë euro si shumë fikse + bonuse që mund ta çojnë marrëveshjen deri në 38 milionë) konsiderohet i drejtë dhe përfundimtar. Edhe presidenti Paolo Scaroni ka konfirmuar këtë qëndrim.
Për të finalizuar transferimin do të nevojitet diplomaci dhe durim, siç ndodhi edhe në rastin e De Ketelaere. Nëse situata nuk ndryshon, Milani do të jetë i detyruar të marrë në konsideratë alternativa të tjera. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

