Jashari paraqitet në stërvitje te Brugge, a është një sinjal për Milanin?!

Club Brugge ka nisur zyrtarisht sezonin 2025/26 me rikthimin në stërvitje dhe grumbullim. Në mesin e lojtarëve është paraqitur edhe mesfushori zviceran Ardon Jashari, objektivi kryesor i Milanit për mesfushën.

Sipas asaj që raporton portali belg HLN, Jashari do të stërvitet fillimisht individualisht dhe nuk pritet të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen e Superkupës së Belgjikës kundër Union SG të dielën. Edhe pse dëshira e lojtarit është e qartë, ai kërkon transferimin te Milani, Club Brugge nuk ka dhënë sinjale konkrete për një largim të mundshëm.

Prezenca e Jasharit në stërvitje u pa si një gjest force nga ana e klubit belg, duke ndërlikuar planet e Milanit, megjithëse përplasja me lojtarin u shmang. Nga ana tjetër, mbajtja në skuadër e një futbollisti të pakënaqur nuk është në interesin e askujt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Milani, ndërkohë, vazhdon të ndjekë situatën nga afër. Dëshira është që t’i dhurohet teknikut Allegri një përforcim kyç në mesfushë, por klubi nuk do të presë pafundësisht. Oferta e paraqitur nga kuqezinjtë, e konsideruar “e rëndësishme” nga drejtori Tare – 33 milionë euro plus 5 milionë në formë bonusesh – është refuzuar nga Club Brugge, që e konsideron të papërshtatshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, vetë Jashari ka refuzuar ofertat nga klubet angleze Ëest Ham dhe Nottingham Forest, duke theksuar se preferenca e tij mbetet Milani. Ai shpreson që në orët apo ditët në vijim të marrë dritën jeshile për të realizuar ëndrrën e tij dhe për t’u bashkuar me skuadrën e Serie A.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?