Jashari refuzon të stërvitet me Brugge, kërkon kalimin te Milani

Ardon Jashari vazhdon të mbetet në qendër të merkatos së Milanit, ndërkohë që kuqezinjtë janë të vendosur ta përforcojnë mesfushën edhe pas zyrtarizimit të Luka Modric.

Sipas mediave belge, Milani ka bërë një ofertë që i kalon 35 milionë euro (me përfshirje të bonuseve) për kartonin e futbollistit të Club Brugge, por ende nuk ka arritur një marrëveshje me klubin.

Ndërkohë, vetë Jashari duket i vendosur për të bërë hapin drejt Serie A. Ai ka arritur një akord personal me drejtorin sportiv Igli Tare dhe po ushtron presion mbi klubin belg për të lejuar largimin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sinjalet e pakënaqësisë janë bërë të qarta në ditët e fundit, pasi mesfushori shqiptar nuk mori pjesë në festën e organizuar nga Brugge me mbi 10 mijë tifozë. Sipas “HLN”, Jashari pritet të mungojë edhe në seancën stërvitore të nesërme, në pritje të një zhvillimi konkret për të ardhmen e tij. Në sezonin e fundit, Jashari ka regjistruar 35 paraqitje me Brugge, duke shënuar 3 gola dhe dhuruar 4 asiste.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?