“Jashtëtokësori” Ronaldo arrin Pele-n dhe thyen një tjetër rekord

Cristiano Ronaldo nuk di të ndalet me rekorde. Nga sot, për të gjithë, emri i portugezit do të jetë pranë atij të Pelesë, një “jashtëtokësor” në vitet e fundit në futbollin botëror.

Numri i saktë i golave ​​i nënshtrohet interpretimeve të ndryshme dhe numërimeve të ndryshme, në varësi të garave të konsideruara zyrtare: për specialistët e “Gazzetta dello Sport” janë plot 767 gola të shënuan nga Pele dhe po kaq nga Ronaldo.

Por CR7 nuk ka ndërmend të ndalet: Romario nuk është larg me 772 gola, dhe Josef Bican, në krye të tabelës, me 805 finalizime.“Ylli” Portugez, në fakt, thyen një tjetër rekord me finalizimin ndaj Spezias. Ai bëhet futbollisti i vetëm që ka shënuar të paktën 20 gola në 12 sezonet e fundit në 5 ligat më të forta europiane. Shifra prej jashtëtokësori.

SHKARKO APP