Jasir Aasani në formacionin e javës pas 3 golave me Gwangju

3 gola dhe një asist ishin statistikat e Jasir Asanit në ndeshjen e fundit. Jasiri vërtetoi edhe një herë se është një lojtar me shumë klas, e majta e tij nuk është aspak rastësore, por është magjike kur është në formë e duhur.

Sulmuesi kuqezi udhëhoqi ekipin e tij Gëangju në ndeshjen e parë historike në Champions League Aziatike me një paraqitje të jashtëzakonshme. Nota e Jasir Asanit, sipas “SofaScore” ishte mbresëlënëse, 9,9, nota më e lartë e xhiros së parë në Champions League.

Jo vetëm kaq, Asani është përzgjedhur edhe në formacionin më të mirë të javës, sërish qëndron në majë me notën më të lartë. Forma e shkëlqyer e Jasir Asanit është pa diskutim një lajm i shkëlqyer edhe për trajnerin Sylvinho. Asani ka qenë dhe mbetet një nga lojtarët kyç në formacionin e tij, i pazëvendësueshëm.

Image

SHKARKO APP