Jasir Asani dhuron spektakël në Champions League, shënon 3 gola dhe jep një asist (VIDEO)

Jasir Asanit dhuron spektakël në Champions League e Azisë me një “tripletë” golash. Lojtarit shqiptar i mjaftuan vetëm dy minuta lojë për të gjetur golin e parë.

Në Champions League e Azisë, në takimin kundër Yokohama Marinos, skuadër japoneze, Asani realizoi golin e parë të ndeshjes me një goditje siç ai din nga distanca me të majtën.

Goli i Asanit la pa fjalë edhe ekipin e tij Gëangju që reagoi menjëherë me anë të një statusi në rrjetet sociale: “Pa fjalë”, shkruan klubi korean. Në fillimin e pjesës së dytë ai realizoi golin e dytë me një tjetër goditje spektakolare me të majtën.

Në minutën e 69-të, sulmuesi i Shqipërisë ka dhënë asist për shokun e skuadrës Mikeltadze i cili e ktheu në gol. Në fundin e ndeshjes Jasiri realizoi golin e tij të tretë duke e mbyllur në mënyrë perfekte ndeshjen me fitoren 7-3.

SHKARKO APP