Jasir Asani mohon zërat për largim: Do të luftojmë së bashku për objektivat sezonale!

Jasir Asani ka hedhur poshtë kategorikisht spekulimet për një largim të mundshëm nga FC Esteghlal gjatë kësaj merkatoje. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka konfirmuar se do të vijojë aventurën e tij në Teheran, duke theksuar se nuk ka asnjë plan për t’u larguar nga klubi iranian.

Reagimi i Asanit ka ardhur përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ai iu drejtua drejtpërdrejt tifozëve të Esteghlalit, duke kërkuar mbështetjen e tyre për pjesën e mbetur të sezonit dhe duke garantuar angazhim maksimal.

“Tifozë të dashur dhe besnikë të Esteghlalit… ditët e fundit kam dëgjuar thashetheme për largimin tim, por e vërteta është se kam folur me trajnerin dhe i kemi premtuar njëri-tjetrit se do të luftojmë së bashku për objektivat tona”, shkruan Asani, duke nënvizuar se vendimi i tij për të zgjedhur Esteghlalin ka qenë me bindje të plotë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Futbollisti shqiptar shton se dëshira e tij është të qëndrojë në klub deri në arritjen e një suksesi të madh, duke e mbyllur mesazhin me një deklaratë të fortë për tifozët:

Swiss Digital Mobile Reklama

“Jam këtu për dashurinë tuaj dhe nuk do të shkoj askund. Vetëm Esteghlal.”

Asani po kalon një sezon shumë pozitiv me skuadrën iraniane, ku ka realizuar 11 gola në 24 paraqitje, duke u kthyer në një nga lojtarët më vendimtarë të ekipit.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?