Jasir Asani rigjen rrugën e rrjetës në Iran
Jasir Asani është rikthyer te rrjeta në kampionatin iranian, duke qenë protagonisti kryesor i Esteghlal në barazimin 1-1 ndaj Kheybar Khorramabad, në ndeshjen e zhvilluar të hënën për javën e 14-të të kampionatit.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare e nisi ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke kaluar skuadrën e tij në avantazh që në minutën e 8-të. Asani u tregua i saktë nga pika e penalltisë, duke zhbllokuar sfidën që në fazat e para të saj.
Ky ishte goli i nëntë sezonal për 30-vjeçarin me fanellën e Esteghlal, teksa ai i dha fund një serie prej tre ndeshjesh pa shënuar në kampionat. Përveç golave, Asani ka dhënë edhe dy asistime këtë sezon, duke konfirmuar rëndësinë e tij në repartin ofensiv. I transferuar nga klubi koreano-jugor Gëangju, Asani po justifikon besimin e Esteghlal, i cili investoi rreth 1 milion euro për kartonin e tij.
KOHA JONË SONDAZH

