Jasir Asani shënon super gol në Kore, ekzekutim perfekt i goditjes së dënimit (VIDEO)
Sporti E Premte, 18 Gusht 2023 16:07
Jasir Asani ka shënuar një super gol me ekipin e tij Gwangju. Ai ka qenë protagonist absolut në ndeshjen mes Inkeon dhe Gwangju, e mbyllur në barazim 2-2.
Deri në minutën e 79-të, vendësit po udhëhiqnin 2-0 kur Jasani gjuan nga goditja e lirë. Ai e dërgoi topin në trekëndëshin e portës falë një goditje perfekte. Në kohën shtesë Gwangju gjeti golin e barazimit, me autor Lee Kun-Hee.
KOHA JONË SONDAZH

