Jasir Asani transferohet në Iran, firmos deri në vitin 2027

Aventura e Jasir Asanit në Korenë e Jugut ka marrë fund. Sulmuesi i kombëtares shqiptare është prezantuar këtë të mërkurë si lojtar i ri i klubit iranian Esteghlal.

Gjigantët e Teheranit kanë paguar 1 milion dollarë në arkat e Gëangju për të siguruar menjëherë shërbimet e 30-vjeçarit, edhe pse kontrata e tij në Korenë e Jugut skadonte në fund të këtij viti. Asani ka firmosur një marrëveshje afatgjatë me Esteghlal, e cila do ta mbajë të lidhur me klubin deri në verën e vitit 2027.

Sulmuesi shqiptar, i njohur për goditjet e tij të sakta nga distanca dhe ekzekutimet e specializuara të goditjeve të dënimit, ka pasur një karrierë të larmishme duke luajtur më parë për Vardarin, Shkupin, Partizanin, AIK-un dhe Kisvardan, përpara se të spikaste në Korenë e Jugut me Gëangju.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?