Jasir Asani vazhdon të shkëlqejë në Korenë e Jugut, shënon sërish për Gwangju
Jasir Asani ka qenë përsëri protagonist për ekipin e tij Gwangju, duke kontribuar me një tjetër gol në kampionatin koreano-jugor. Sulmuesi i kombëtares shqiptare realizoi nga pika e bardhë në transfertën ndaj Suwon, duke treguar qetësi dhe saktësi në ekzekutimin e penalltisë.
Ky ishte goli i shtatë sezonal për 30-vjeçarin në K League, ndërsa ka regjistruar gjithashtu 2 asiste, duke e bërë një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës.
Forma e mirë e Asanit nuk ka kaluar pa u vënë re, dhe për të po përflitet një largim i mundshëm gjatë merkatos, me disa klube që e kanë vënë në shënjestër për përforcimin e repartit ofensiv.
KOHA JONË SONDAZH

