Java e 11-të e Kategorisë Superiore, sfidat luhen në 3 ditë
E hëna mbylli 2 sfidat e fundit në kuadër të javës së 10-të të Kategorisë Superiore, duke i lënë vendin javës së 11-të, e cila do të zhvillohet në 3 ditë. FSHF ka zyrtarizuar kalendarin e javës së ardhshme e cila do të startojë të premten, me supersfidën Teuta-Tirana, e cila do të zhvillohet në orën 18:00 në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit.
Për ditën e shtunë janë planifikuar të zhvillohen 2 sfida. Në orën 14:00, Vllaznia do të presë Bylisin në “Loro Boriçi”, teksa në orën 17:00, nën dritën e prozhektorëve, Skënderbeu do të përballet ndaj Laçit. Një sfidë tepër interesante mes ekipeve që mbajnë vendin e 7-të dhe të 8-të në renditje.
Dita e dielë do të përmbyllet me dy sfidat e fundit. Në orën 14:00, Kukësi sfidon Flamurtarin e vendit të fundit, ndërkohë që në orën 17:00, do të zhvillohet përballja mes Partizanit dhe Luftëtarit. Të kuqtë që do të luajnë takimin e tretë radhazi në ”Selman Stërmasi”.
JAVA 11
E PREMETE
Teuta-Tirana ora 18:00
E SHTUNË
Vllaznia-Bylis ora 14:00
Skënderbeu-Laçi ora 17:00
E DIELË
Kukësi-Flamurtari ora 14:00
Partizani-Luftëtari ora 17:00
RENDITJA
Partizani-18 pikë
Bylis-17 pikë
Tirana-17 pikë
Teuta-16 pikë
Kukësi-15 pikë
Vllaznia-15 pikë
Skëndërbeu-14 pikë
Laçi-13 pikë
Luftëtari-6 pikë
Flamurtari-3 pikë