Java e 13-të e Kategorisë së Parë/ Skënderbeu pret Lushnjen, Laçi luan në transfertë me Kastriotin

Java e 13-të e Kategorisë së Parë do të zhvillohet më 28 dhe 29 nëntor. Të premten janë programuar dy ndeshje, Besa – Korabi në orën 13:30 dhe Skënderbeu – Lushnja në orën 15:30.

Katër takimet e tjera të javës së 13-të do të luhen të shtunën. Laçi do të përballet në transfertë me Kastriotin, ndërsa Kukësi pret Burrelin në shtëpi.

Pogradeci do të luajë ndaj Ilirisë, ndërsa AF Luftëtari do të përballet në Gjirokastër me Apoloninë. Të gjitha ndeshjet e së shtunës do të zhvillohen në orën 13:30. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Kategoria e Parë, java 13

Swiss Digital Mobile Reklama

Besa – Korabi                   28.11.2025 13:30

Skënderbeu – Lushnja  28.11.2025 15:30

Pogradeci – Iliria                29.11.2025 13:30

AF Luftëtari – Apolonia  29.11.2025 13:30

Kukësi – Burreli                   29.11.2025 13:30

Kastrioti – KF Laçi             29.11.2025 13:30

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?