Java e 13-të e Superiores luhet në dy ditë

Këtë fundjavë rikthehet java e 13-të e Kategorisë Superiore. Raundi i radhës do të luhet në dy ditë të premten dhe të shtunën. FSHF ka zyrtarizuar kalendarin e javës së 13-të e cila do të nisë me një ndeshje shumë të rëndësishme siç është ajo mes Partizanit dhe Laçit që do të luhet në kryeqytet të premten në orën 18:00.

3 pikë i ndajnë këto dy skuadra në renditje me Laçin që po kalon një formë të shkëlqyer pasi vjen nga 4 fitore rresht dhe nëse triumfon edhe ndaj Partizanit mund të ngjitet përkohësisht në krye të klasifikimit.

Të shtunën dita do të nisë me dy sfida shumë interesante që do të luhen në orën 13:30. Kukësi pret Bylisin në një ndeshje shumë delikate sidomos për verilindorët, ndërkohë që Flamurtari në Vlorë do të tentojë fitoren e parë në këtë kampionat në sfidën ndaj Luftëtarit. Në orën 16:30 vëmendja do të kalojë në Korçë dhe Shkodër, aty ku Skënderbeu sfidon Tiranën ndërkohë që Vllaznia pret Teutën ndeshje për të mos u humbur.

Java e 13-të:

E premte 22 nëntor:

PARTIZANI-LAÇI 18:00

E shtunë 23 nëntor:

KUKËSI-BYLIS 13:30
FLAMURTARI-LUFTËTARI 13:30
SKËNDERBEU-TIRANA 16:30
VLLAZNIA-TEUTA 16:30

SHKARKO APP