Java e 16-të, Lushnja e Tërbuni i Pukës nuk ndalen, Dinamo humb edhe shpresat
Dinamo, skuadra e dytë më e suksesshme e futbollit tonë, sa i përket titujve kampionë duket se edhe sezonin tjetër do të mbetet në një kategori më poshtë. Humbja 1-2 me Bylisin e Ballshit në fushën “Internacional”, si dhe heqja e 3 pikëve nga klasifikimi, pas dënimit që mori nga FIFA javën e kaluar, kanë zbehur thuajse çdo shpresë të Dinamos, për t’u rikthyer në elitën e futbollit shqiptar. Lushnja nga ana tjetër, skuadra kryesuese e Grupit B nuk njeh pengesa dhe fitoi 1-0 në Gjirokastër me një gol, falë një 11 –metërshi që u realizua nga Mikel Canka. “Lagunarët” morën tre pikë dhe vazhdojnë të jetë në krye, tashmë të shkëputur nga ndjekësit më të afërt, që nuk janë më Dinamo apo Sopoti, por Butrinti i Sarandës dhe Bylis i Ballshit. Sarandiotët kanë fituar gjithashtu me Shkumbinin me gol të Raboshta, duke mbajtur gjallë shanset për t’u rikthyer në elitën e futbollit shqiptar. Butrinti synon për herë të parë të ngjitet në elitë, por i duhet të rivalizojë me dy emra që kanë provuar sezonet e fundit të jenë në Superiore, Lushnja e Bylis, pa harruar Tomorin që fitoi ndaj Pogradecit dhe ka rritur ambiciet për t’u ngjitur në një kategori më lart. Sopoti me barazimin ndaj Naftëtarit pa gola në Peqin, ka humbur thuajse shpresat si Dinamo, ndërsa ekipi kuçovar me këtë pikë i shpëton vendit të fundit.
Në Grupin A nuk ndalen tre ekipet kryesuese. Tërbuni i Pukës fitoi 2-1 ndaj Veleçikut, por i është përgjigjur me fitore edhe Mamurrasi që mundi në shtëpi Ilirinë e Fushë-Krujës, sikurse Besëlidhja fitoi në transfertë ndaj Kamzës 2-0. Tre ekipet kryesuese ndjekin prej javës të njëjtin ritëm, me Tërbunin në krye dhe me Mamurrasin që i ndjek me një pikë pas e Besëlidhjen që ndodhet tre pikë larg vendit të parë. Në këtë grup interesant është fakti se Besëlidhja ka luajtur disa herë në elitën e futbollit shqiptar, ndërsa Tërbuni e Mamurrasi synojnë të shkruajnë historinë këtë vit, nëse ngjiten në Superiore. Sa i përket vendit të fundit, Ada e Velipojës fitoi në Krujë 3-2, dhe përfitoi nga humbja e Veleçikut të Koplikut, për të lënë atë 3 pikë pas në vend të fundit.
Grupi A
Mamurrasi – Iliria 2-0
Shënues: Mancaku 43′, Lima 70′
Besa – Burreli 1-0
Shënues: Hasa 62
Kastrioti – Ada 2-3
Shënues: Bytyçi 9′, Bakiu 27′ / Murati 43′, Gjini 70′, 90+2′
Kamza – Beslidhja 0-2
Golat: Xhorxheviç 47′, Manuka 62′
Tërbuni – Veleçiku 2-1
Golat: Greca 37′, 42′ / Tanushi 61′
Klasifikimi
Tërbuni 42
Mamurrasi 41
Besëlidhja 38
Burreli 19
Iliria 17
Kamza 16
Kastrioti 13
Besa 15
Ada 14
Veleçiku 10
Grupi B
Dinamo – Bylis 1-2
Shënues: Imami 39’ / Basriu 13’, Dhrami 71’
Butrinti – Shkumbini 1-0
Shënues: Rraboshta 70’
Sopoti – Naftëtari 0-0
Luftëtari – Lushnja 0-1
Shënues: Canka 5’ (11-m)
Tomori – Pogradeci 1-0
Shënues: Ramazani 75’
Grupi B
Lushnja 29
Butrinti 26
Bylis 26
Sopoti 23
Dinamo 21
Tomori 21
Pogradeci 19
Luftëtari 17
Naftëtari 16
Shkumbini 15
KOHA JONË SONDAZH

