Java e 17-të e “Abissnet Superiore” luhet të premten dhe të shtunën, spikat Tirana-Vllaznia

Ndeshjet e javës së 17-të të “Abissnet Superiore” do të zhvillohen të premten dhe të shtunën. Kjo javë e parafundit e kampionatit për vitin 2025 premton sfida mjaft interesante.

Të premten luhen tre nga sfidat e kësaj jave. Egnatia pret Partizanin në shtëpi, me ndeshjen që është programuar të nisë në ora 16:30. Në po të njëjtën orë do të zhvillohet edhe sfida mes Dinamo City–FK Vora.

Sakaq, në 19:30, Teuta luan përballë Flamurtarit në transfertën e Vlorës. Të shtunën do të zhvillohen edhe dy takimet e tjera të kësaj jave të 18-të. Klasikja Tirana-Vllaznia do të luhet në ora 13:30, ndërsa në po të njëjtën orë luhet edhe Bylis-AF Elbasani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?