Java e 22-të e “Abissnet Superiore”/ Spikat derbi Partizani-Dinamo City dhe Vllaznia-Egnatia

Java e 22-të e kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet këtë fundjavë, me ndeshje që do të luhen të shtunën dhe të dielën.

Kjo javë ka rezervuar përballje shumë interesante, duke nisur me ndeshjen Bylis-Tirana, në orën 13:30, në stadiumin “Adush Muça”. Po të shtunën, në orën 16:30, do të luhen dy ndeshje të tjera.

Në “Arenën e Demave” Partizani do të përballet me Dinamo City-n, ndërsa në Korçë do të luhet takimi Skënderbeu-Teuta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Java e 22-të e “Abissnet Superiore” do të mbyllet të dielën me dy ndeshjet e fundit në orën 17:00. Në stadiumin “Elbasan Arena”, skuadra e AF Elbasanit do të përballet me Laçin, ndërsa në “Loro Boriçi” do të luhet supersfida Vllaznia-Egnatia.

Swiss Digital Mobile Reklama

Java e 22-të/ Spikat derbi Partizani-Dinamo City dhe Vllaznia-Egnatia

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?