Java e 32-të do të luhet me në dy ditë, vetëm një ndeshje me drita!
Pas gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë, në Shqipëri futbolli vijon edhe në Kategorinë Superiore. Të dielën ditë në orën 17:45 do të luhen takimet Laçi-Flamurtari dhe Luftëtari-Vllaznia me kurbinasit dhe shkodranët që do të bëjnë çmos për të marrë tre pikët përballë dy skuadrave që e kanë prerë biletën për në Kategorinë e Parë.
Laçi ka nevojë për 3 pikët për të ruajtur pozitat e saja në 4-shen e parë ndërkohë që Vllaznia me një sukses ndaj Luftëtarit do të ringjallte shpresat për të evituar play-out.
Tre ndeshjet më të rëndësishme të javës luhen ditën e hënë teksa 2 takime ato Bylis-Partizani dhe finalja e titullit Tirana-Kukësi do të zhvillohen në orën 17:45 respektivisht në “Adush Muça” dhe “Selman Stërmasi” ndërsa Teuta në një duel për Europën do të presë Skënderbeun në mbrëmje në orën 20:45 në stadiumin “Niko Dovana”. Nëse Tirana do të fitojë, atëherë do të sigurojë matematikisht titullin kampion.
E diel, më 5 korrik 2020
Ora 17:45 | Luftëtari-Vllaznia
Ora 17:45 | Laçi-Flamurtari
E hënë, më 6 korrik 2020
Ora 17:45 | Tirana-Kukësi
Ora 17:45 | Bylisi-Partizani
Ora 20:45 | Teuta-Skënderbeu