Java e 34-t e Superiores luhet në dy ditë, dy sfida me drita!

Në fundjavë do të luhen sfidat e javës së 34-t të Kategorisë Superiore. Dy ndeshje do të luhen ditën e shtunë në orën 17:45 dhe do të jenë sfidat Tirana-Flamurtari dhe Luftëtari-Skënderbeu me bardheblutë dhe korçarët që janë ndjeshëm favoritë për të marrë tre pikët përballë 2 skuadrave të dy vendeve të fundit.

Ditën e diel ndërkohë në datën 19 korrik në orën 17:45 në “Adush Muça” Bylisi do të presë Laçin ndërsa në mbrëmje me drita do të luhen dy sfidat më të rëndësishme të kësaj jave Vllaznia-Kukësi dhe Teuta-Partizani ku mund të vendoset shumë si për sa i përket titullit, mbijetesës por edhe Europës.

Kategoria Superiore – Java 34

E shtunë, më 18 korrik 2020

Ora 17:45 | Luftëtari-Skënderbeu

Ora 17:45 | Tirana-Flamurtari

E diel, më 19 korrik 2020

Ora 17:45 | Bylis-Laçi

Ora 20:45 | Vllaznia-Kukësi

Ora 20:45 | Teuta-Partizani

SHKARKO APP