Java e 5-të e Superiores luhet e gjitha të dielën, spikat Vllaznia-Kukësi
Java e 5-të e Kategorisë Superiore do të luhet e gjitha të dielën në dy fasha oraresh, siç ka ndodhur edhe me 4 javët e para të këtij kampionati. Në orën 13:45 do të luhen 3 ndeshje ku spikat mbi të gjitha takimi mes Kastriotit dhe Tiranës që do të luhet në Kamëz.
Krutanët janë një surprizë këtë sezon teksa pozicionohen në vendin e 2-të me 8 pikë grumbulluara dhe asnjë humbje në 4 javë. Kastrioti do të kërkojë të ruajë pathyeshmërinë edhe përballë Tiranës, me Nevil Deden që është ende në kërkim të fitores së parë në stolin e bardhebluve.
Po në orën 13:45 do të luhet në Ballsh një tjetër sfidë interesante ajo mes Bylisit dhe Teutës, ndërkohë që Laçi pret në shtëpi Apoloninë. 2 ndeshjet më të rëndësishme të javës do të luhen me drita në orën 16:45.
Në Shkodër Vllaznia kryesuese do të presë Kukësin që gjeti golin e parë dhe fitoren e parë në mesjavë ndaj Laçit, ndërkohë Partizani i Dajës do të synojë fitoren e radhës si skuadër pritëse përballë Skënderbeut.
KATEGORIA SUPERIORE, JAVA 5
E diel, 29 nëntor 2020
13:45 | Bylisi – Teuta
13:45 | Kastrioti – Tirana
13:45 | Laçi – Apolonia
16:45 | Vllaznia – Kukësi
16:45 | Partizani – Skënderbeu