Java e 7-të e Kategorisë Superiore, Egnatia do të përballet me Partizanin

Këtë të premte, do të luhen sfidat për javën e 7-të të Kategorisë Superiore. Egnatia do të përballet me Partizanin në Rrogozhinë, ndeshje që do të nisë në orën 16:00.

Të dyja skuadrat kërkojnë rikthimin te fitorja, me Egnatian që vjen pas barazimit me Elbasanin, ndërsa “Demat” kanë 3 ndeshje pa fitore (3 barazime radhazi).

Rrogozhinasit vijnë në këtë sfidë si vend i dytë në tabelën e renditjes me 11 pikë, 2 më pak se Vllaznia kryesuese. Në krahun tjetër, Partizani renditet i katërti , me 9 pikë pas 6 javësh kampionat.

SHKARKO APP