Jimenez mbush “arkat” e Milanit, por gjysma e tyre do të shkojnë te … Reali
Alex Jimenez, edhe pse larg Milanit, po vazhdon të ndikojë pozitivisht në arkën e klubit kuqezi. Mbrojtësi i krahut nga Spanja po fiton hapësira dhe vëmendje te Bournemouth, ku paraqitjet e tij kanë bindur drejtuesit anglezë që të hedhin hapin vendimtar për ta mbajtur përfundimisht në skuadër.
Sipas asaj që raporton Tuttosport, Bournemouth ka ndërmend ta aktivizojë të drejtën e blerjes së lojtarit, i cili është bërë protagonist edhe në Premier League, ku shënoi golin e tij të parë në kampionat pikërisht ndaj Liverpoolit.
Milani ka arkëtuar tashmë 2 milionë euro nga huazimi me pagesë, ndërsa në verë pritet të përfitojë edhe rreth 20 milionë euro nga shitja. Megjithatë, jo e gjithë shuma do të mbetet në Milano: 50% e të ardhurave i takon Real Madridit, sipas marrëveshjes mes klubeve.
Për kuqezinjtë bëhet fjalë për një plusvalencë të rëndësishme, që mund të shërbejë si bazë financiare për të përforcuar skuadrën në merkaton e ardhshme. Në Milanello, ndërkohë, nuk ka ndjesi pendese për largimin e Jimenez. Shpërthimi i Davide Bartesaghi dhe rikthimi në formë i Alexis Saelemaekers kanë mbuluar boshllëkun e krijuar në krah.
KOHA JONË SONDAZH

