Jo vetëm Bajrami, Milani bën gati ofertën edhe për shqiptarin tjetër te Empoli

Është vetëm 20 vjeç, por futbollisti i talentuar shqiptar ka përfunduar shumë shpejt në radarin e klubeve të mëdha në Seria A. Po flasim për Kristjan Asllanin, lojtarin që aktivizohet te Empoli, dhe që në vetëm pak ndeshje ka treguar vlerat e tij.

Mesfushori ka koleksionuar 14 paraqitje me fanellën e Empolit duke dalluar me cilësitë e tij në mesfushë, aq sa tashmë ka fituar interesin e klubeve të traditës në Itali.

Sipas ekspertit të merkatos në Itali, Alfredo Pedulla, Milan me drejtorin Paolo Maldini është një nga skuadrat më të interesuara për Asllanin, teksa kuqezinjtë po përgatisin një plan për ta bërë të tyrin sezonin e ardhshëm.

klubi i Empolit e vlerëson 10 milionë euro kartonin e lojtarit shqiptar, ndërkohë që kuqezinjtë mund ta lënë edhe një sezon në formë huazimi te Empoli për të fituar më shumë eksperiencë.

Asllani nuk është lojtari i vetëm nga Shqipëria për të cilin Milan ka interes, pasi në radhët e Empolit është edhe fantazisti Nedim Bajrami

SHKARKO APP