Jo vetëm Barcelona, 3 ekipe të Premier League kërkojnë Asllanin

Forma e shkëlqyer e Fisnik Asllanit në Gjermani nuk ka kaluar pa u vënë re. Sipas raportimeve të “TBR Football”, tre klube të mëdha angleze, Aston Villa, Chelsea dhe Tottenham,kanë shfaqur interes serioz për sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës.

23-vjeçari, që aktualisht është pjesë e Hoffenheim-it, po kalon një moment të artë në Bundesligë, ku në 7 ndeshjet e para të sezonit ka shënuar 4 gola dhe ka dhuruar një asist. Performanca e tij ka tërhequr vëmendjen e disa skautëve anglezë, të cilët e konsiderojnë Asllanin një profil ideal për sulmin modern falë shpejtësisë, teknikës dhe ndjenjës së golit.

Burime pranë klubit gjerman bëjnë me dije se Hoffenheim është i hapur për negociata, por vetëm nëse në tavolinë vjen një ofertë e rëndësishme ekonomike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Asllani mund të bëhet futbollisti i radhës nga Kosova që zbarkon në Premier League, duke shënuar një hap të madh në karrierën e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?