Jo vetëm Broja, edhe Kumbulla është gati për të luajtur në fundjavë
Marash Kumbulla është rikuperuar pas dëmtimit të pësuar kundër Anglisë. Qendërmbrojtësi i kombëtares doli pas pak minutash nga fusha dhe i la vendin Dermakut. Menjëherë ai mori avionin për në kryeqytetin italian dhe vizitat e para mjekësore konfirmuar se nuk kishte një tërheqje.
Shkodrani ka nisur edhe stërvitjen me pjesën tjetër të skuadrës dhe raportohet se është gati për duelin kundër Genoa. Gjithçka sipas parashikimeve dhe në momentin e duhur për Romën, që nuk ka ende gati për shkak dëmtimi anglezin Chris Smalling.
KOHA JONË SONDAZH

