Jo vetëm Dybala dhe Scamacca, Interi piketon në merkato talentin e Lille

Interi mendon jo vetëm për të tashmen, por dhe për të ardhmen. Skuadra zikaltër po punon për afrimet e mundshme në merkaton e verës. Sanchez dhe Lautaro Martinez pritet që të largohen, duke lënë Dzekon të vetëm në këtë repart.

Alternativat për skuadrën zikaltër në merkato nuk është se mungojnë. Scamacca prej muajsh është një nga synimet e skuadrës zikaltër, madje thuhet se me të ka dhe një marrëveshje verbale.

Në krahun tjetër ëndrra e madhe është dyshim Paulo Dybala. Sulmuesi i Juventusit ende nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë me të ardhmen e tij, nëse do të rinovojë me ekipin torinez. Nëse dështon Plani A dhe B, skuadra zikaltër ka gati dhe një plan C.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bëhet fjalë për talentin e skuadrës së Lille, Jonathan David. Ai është konsideruar si pasues i Osimhen, teksa ka realizuar 12 gola në 24 ndeshje, në Ligue 1 dhe 3 në Champions League. Lille e vlerëson për shifrën e 50 milionë eurove. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?