Jo vetëm futbollisti kosovar, thuajse i gjithë ekipi zviceran futet në karantinë
Kampionati në Zvicër vihet në rrezik për shkak të pandemisë. Dalja pozitiv e futbollistit të përfaqësueses së Kosovës, Mirlind Kryeziu nuk ka qenë një rast i izoluar. Nga kontrollet e mëtejshme kanë dalë pozitiv edhe futbollistë të tjerë.
Klubi i Zurich nuk ka publikuar numrin e saktë të futbollistëve që janë prekur me koronavirus, por të gjithë janë vendosur në izolim shtëpiak. Një situatë që rrezik seriozisht mbarëvajtjen e kampionatit zviceran.
Ekipet e tjera kanë reaguar duke kërkuar mbylljen e kampionatit pavarësisht këtyre rasteve, duke shtuar se data 3 gusht është dita e fundit që është caktuar për mbylljen nga UEFA. /R.Lika-Koha Jone/