Jo vetëm Granada, në garë për Manaj është dhe një ekip anglez
Rey Manaj është rikthyer te Barcelona, pas një sezoni në huazim te Spezia. Sulmuesi shqiptar duket se nuk do të qëndrojë gjatë në Katalonjë, madje kësaj radhe mund të largohet përfundimisht nga skuadra blaugrana.
Getafe kërkon që të blejë kartonin e sulmuesit shqiptar, të cilin Barcelona e vlerëson rreth 2 milionë euro. Por gjatë ditës së sotme, një tjetër klub europian ka shfaqur interes për sulmuesin kuqezi.
Watford, që sezonin e kaluar nuk arriti të mbijetojë në Premier League, kërkon që të ndërtojë një skuadër konkurruese për tu kthyer sa më shpejt në elitën e futbollit anglez.
Manaj shihet si sulmuesi ideal nga anglezët, që nuk e kanë problem që të paguajnë kartonin e sulmuesit.