Jo vetëm humbja, futbollistët italianët “lanë nam” dhe në dhomat e zhveshjes (VIDEO)
Humbja me Maqedoninë e Veriut ishte një goditje e rëndë për Italinë. Zhgënjimi ishte i madh, askush nuk mund ta besonte që kampionët e Europës të mos siguronin një biletë për në Botëror.
Në mediat italiane janë publikuar pamje të dhomës së zhveshjes të kombëtares që la ne “Renzo Barbera” pas humbjes. Pamje të turpshme të lëna në një gjendje mjerane nga një prej ekipeve elitare në botë.
Plehra, papastërti, rrëmujë, me të vërtetë një turp i madh që bie mbi lojtarët, stafin dhe të gjithë që ishin të pranishëm.

KOHA JONË SONDAZH

