Jo vetëm Ibrahimovic, Milani mendon dhe për sulmuesin e “Zonjës së Vjetër”
Zlatan Ibrahimovic vijon të mbetet dëshira e madhe e skuadrës së Milanit. Kohëzgjatja e kontratës duket se po vonon përgjigjen përfundimtare të gjigantit suedez. Në këto kushte, për të mos u gjendur të papërgatitur, drejtuesit e “Djallit” po studiojnë edhe alternativa të tjera.
Sipas “Corriere dello Sport”, emri që ka dalë në skenë orët e fundit është Mario Mandzukic, i cili nuk sheh të ardhme tek Juventusi dhe nuk ka ndërmend të presë verën e ardhshme për t’u larguar nga bardhezinjtë. Suedezi mbetet zgjedhje e parë dhe vetëm nëse dështojnë tratativat me 38-vjeçarin do të merret në pista që të dërgon te Mandzukc.
Dy klubet e Serisa A prej kohësh kanë patur kontakte edhe për mbrojtësin turk Demiral, por që pas paraqitjes ndaj Leverkusenit vështirë se kampionët e Italisë do të heqin dorë prej tij.