Jo vetëm Italia, ja 3 Kampionet e Europës që nuk janë kualifikuar në Botërorin e radhës

Eliminimi i Italisë nga gara për Botërorin e radhës ishte një zhgënjim i madh për tifozët vendas dhe jo vetëm. Nuk ka ndodhur shumë shpesh, në fakt, në historinë e futbollit, që kombëtarja që ka fituar edicionin e fundit të Kampionatit Evropian të mos arrinte të kualifikohej në Botërorin në vijim. Konkretisht, një gjë e tillë ka ndodhur vetëm në tri raste.

Hera e parë ka qen në vitin 1978: Çekosllovakia kishte fituar Kampionatin Evropian të vitit 1976, por më pas nuk arriti të kualifikohej në Kupën e Botës dy vjet më vonë, e luajtur në Argjentinë. Në atë kohë, ishte edhe më e ndërlikuar që të arrije në Kampionatin Botëror, pasi numri total i vendeve ishte vetëm 16.

Të njëjtin fat pati Danimarka në Botërorin Amerikan të vitit 1994. Kombëtarja që ishte cilësuar si hirushja dy vite më parë në Kampionatin Evropian, nuk arriti që të shkonte në SHBA në vitin 1994.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një tjetër prej skuadrave që arriti të pushtonte Evropën në mënyrë të befasishme ka qenë Greqia, e cila pas fitores së Euro 2004, nuk mundi që të kualifikohej për në Botërorin e Gjermanisë së luajtur në vitin 2006.

Swiss Digital Mobile Reklama

Që nga mbrëmja e djeshme në këtë grup futet edhe Italia, që bëhet skuadra e katërt që pas fitores së Europianit nuk kualifikohet për në Botërorin e radhës. /Rozalb Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?