Jo vetëm Juventus dhe Atletico, Hysaj kërkohet edhe nga Real Madridi

Elseid Hysaj përfundon në listën e përforcimeve për mbrojtjen e Real Madridit. Lajmi i bujshëm vjen nga mediet spanjolle, që duke analizuar problemet e klubit “merengues” në krahun e djathtë, e shohin më se të mundshëm transferimin e mbrojtësit kuqezi në “Bernabeu”.

Lëndimet e vazhdueshme të Carvajal së bashku me mungesën e besimit të Zidane tek Odriozola e bëjnë ndërhyrjen në merkato për mbushjen e boshllëkut në krahun e djathtë domosdoshmëri. Disa ditë më parë, në Spanjë njoftuan se Reali ka shfaqur interes për Youcef Atal të Nice, por ai nuk është opsioni i vetëm që ka klubi mbretëror.

Sipas informacionit të “TodoFichajes,com”, Real Madridi po e vlerëson afrimin e mundshëm të Hysajt. Shkodranit i përfundon kontrata me Napolin këtë verë dhe do ta vijojë në një skuadër tjetër karrierën, pasi palët nuk kanë rënë dakord për rinovimin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Real Madridi ka mbajtur kontakte me menaxherin e futbollistit të Kombëtares Shqiptare, që mbetet një nga opsionet më të pëlqyera në departamentin e sporteve të klubit më të madh në Spanjë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?