Jo vetëm Lukaku, PSG me Conten në pankinë do tentojë edhe … Barella-n

Paris Saint-Germain kërkon të marrë Antonio Conten në pankinë për sezonin e ardhshëm. Për momentin tratativat janë ende në fazën fillestare, por strategu italian i ka vendosur dhe disa kushte klubit francez për të pranuar ofertën.

Sipas asaj që raporton “Tuttosport”, trajneri nga Lecce synimi i parë sshtë Romelu Lukaku, ndërkohë që së fundmi është zbuluar se dëshira e dytë e tij është Nicolo Barealla.

Për mesfushorin e Interit, PSG duhet të investojë të paktën 60 milionë euro. Një shifër e përballueshme nga gjigantët francezë që synojnë të nisin një projekt të ri me Conten në pankinë, për të arritur sa më pranë Championsit, pasi deri më tani nuk kanë mundur që ta rrëmbejnë në epokën Al-Khelaifi. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?