Jo vetëm Mckennie, edhe Kaio Jorge dëmtohet rëndë në stërvitje

Nuk ka asnjë moment qetësie në infermierinë e Juventus. Listës së gjatë të të dëmtuarve, që nis nga Chiesa dhe arrin te Dybala nëpërmjet Ruganit dhe Alex Sandros, të martën në mbrëmje i është shtuar edhe emri i Weston McKennie, por, fatkeqësisht për Allegrin, amerikani nuk është më i fundit në listë.

Pasdite në fakt ka mbetur i dëmtuar edhe Kaio Jorge. Jashtë listës së UEFA-s dhe i pa grumbulluar për ndeshjen e Champions League kundër Villarrealit, braziliani ishte i impenjuar me U-23 në ndeshjen e Serisë C në fushën e Pro Patrias.

Në minutën e 23 të pjesës së parë, sulmuesi i Juventusit u rrëzua në fushë, duke prekur gjurin e djathtë dhe kërkoi menjëherë ndërhyrjen e mjekëve. Pas ndihmës së parë, Kaio Jorge doli i përlotur dhe me barelë, shenjë se mund të jetë diçka e rëndë. Një tjetër lajm i keq për Juventusin, i cili rrezikon të copëtohet në kulmin e sezonit, si në Europë ashtu edhe në kampionat.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?