Jo vetëm mungesat, te Izraeli shpërthen dhe një çështje seksuale
Izraeli nuk po kalon aspak një situatë të qetë, teksa përveç dëmtimeve ka lindur dhe çështja e mesfushorit Omar Atzili. 29-vjeçari akuzohet për marrëdhënie seksuale me minorene dhe shoqatat e grave në Tel Aviv kanë kërkuar përjashtimin e tij nga skuadra kombëtare.
Futbollisti është shprehur se është i pafajshëm duke theksuar se bëhet fjalë për një keqkuptim pasi u zbulua përmbajtja kompromentuese e një mesazhi në celularin e tij.
Ai akuzoi mediat për publikimin e mesazhit ndërsa theksoi: ”Jam shumë i nderuar që do të përfaqësoj vendin tim dhe për mua është shumë i rëndësishëm fakti që kam një rol të rëndësishëm për të qenë model për të tjerët”.
Dy mungesat më të mëdha të Izraelit për sfidën e së shtunës me Shqipërinë janë Manor Solomon dhe Munas Dabbur.