Jo vetëm mungesë e energjisë, në Austri-Danimarkë u krijua dhe një vrimë në fushë (VIDEO)
Danimarka mundi Austrinë 2-1 në Vjenë, në një ndeshje që u vonua me 90 minuta për shkak të një ndërprerjeje të energjisë. Gjithsesi ky nuk ishte momenti i vetëm i çuditshëm nga kjo ndeshje.
Një gropë e madhe misterioze u shfaq në fushë pas vërshëllimës së trefishtë të kryesorit. Ndërsa lojtarët po largoheshin nga fusha, u shfaq vrima në mes të fushës.
Lojtarët danezë dukeshin shumë të intriguar dhe Skov Olsen madje e futi këmbën për ta provuar.
“Një nga linjat kryesore të kullimit do të jetë dëmtuar. Që do të thotë se i gjithë uji nga fusha ka rrjedhur në një zonë duke grumbulluar dhe gërryer zhavorrin e kullimit”, shkroi një tifozë për t’i dhënë një zgjidhje këtij rasti të çudtshëm.

KOHA JONË SONDAZH

