Jo vetëm paga, kjo është arsyeja pse Juventusi nuk rinovoi me Dybala-n

TURIN, ITALY - FEBRUARY 10: Paulo Dybala of Juventus celebrates after scoring the opening goal during the Serie A match between Juventus and Hellas Verona FC at Allianz Stadium on February 6, 2022 in Turin, Italy. (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images )

Paulo Dybala nga sezoni i ardhshëm nuk do të jetë më pjesë e Juventusit. Mediet italiane raportojnë se pas takimit të së hënës, agjentët e lojtarit kuptuan se klubi italian e kishte marrë një vendim dhe se argjentinasi nuk do të ishte më në qendër të projektit të tyre.

Përveç pagës dhe kushteve që kërkonte lojtari, ndikim më të madh në vendimin e “Zonjës së Vjetër” ka pasur afrimi i Vlahovic. Pas largimit të Ronaldos në verë, Juve priste që të ishte Dybala ai që do ta mbante në këmbë skuadrën, por nuk ndodhi kështu.

28-vjeçari ishte në qendër të projektit të këtij klubi, por nuk ia doli ta çonte përpara për shkak të dëmtimeve dhe problemeve fizike që e penalizuan shumë sulmuesin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo ishte dhe arsyeja pse Juventus afroi serbin dhe e ktheu 22-vjeçarin në emrin kryesor të skuadrës së tyre. Në këtë situatë tashmë në Itali është fakt se nuk ka më asnjë mundësi që Dybala dhe Juventus të vazhdojnë bashkë pas përfundimit të kontratës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?