Jo vetëm Pogba dhe Di Maria, zbulohet lista e dëshirës së Juves në verë
Juventus ka filluar të mendojë për transferimet e para që do të bëhen për sezonin e ardhshëm. Pogba dhe Di Maria janë dy emrat më të përfolur, por lëvizjet pritet të jenë të shumta dhe në repartet e tjera.
Koulibaly do të ishte një goditje e madhe, por duke parë nivelin e vështirësisë për këtë operacion, Juventus mund të përdorë kartën Demiral, nëse Atalanta nuk do ta blejë përfundimisht, për të joshur De Laurentis drejt shkëmbimit.
Bardhezinjtë kanë nevojë të përforcojnë gjithashtu krahët e mbrojtjes dhe në shënjestër kanë vënë Filip Kostic nga Frankfurt, mbrojtësin e majtë kontrata e të cilit skadon pas një viti dhe nuk do ti kushtojë torinezëve më shumë se 15 milionë euro.
Për krahun e djathtë Juventus synon Nahuel Molinan, i cili ka zhvilluar një sezon të shkëlqyer me Udinesen dhe ka një vlerë prej 25 milionë eurosh.
KOHA JONË SONDAZH

