Jo vetëm Rusinë, FIFA dhe UEFA dënojnë edhe Bjellorusinë për luftën

FIFA dhe UEFA morën masa të ashpra ndaj Rusisë për shkak të luftës që po zhvillojnë në Ukrainë, ndërkohë që ditën e sotme qeveria e futbollit europian ka marrë një tjetër vendim për Bjellorusinë.

Komiteti Ekzekutiv është mbledhur dhe ka vendosur që kombëtaret e këtij vendi dhe klubet do t’i luajnë ndeshjet si pritës në fusha asnjanëse dhe pa tifozë.

Ky vendim i marrë mund të ndryshojë në vazhdim, pasi Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të mblidhet herë pas herë dhe do të vlerësojë situatën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?