Jo vetëm Sampdoria, shtohen ofertat nga Holanda dhe Belgjika për Vrionin

Giacomo Vrioni pritet të largohet nga Juventusi sërish gjatë kësaj vere, edhe pse bardheznjtë mund ta provojnë në Amerikë në grumbullimin e parë.

Pasi fitoi trofeun e golashënuesit më të mirë në Austri me fanellën e ËSG Tirol (19 gola), 23-vjeçari shqiptar u rikthye në Torino pasi përfundoi huazimi.

Drejtuesit e Juventusit po punojnë për shitjen e tij dhe sipas asaj që raportojnë mediet italiane, për sulmuesin ka oferta nga Holanda, Belgjika (Charleroi), Franca apo edhe Turqia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga shitja e tij, Juve mund të mbledhë maksimumi 10 milionë euro, gjë që do të ishte shumë e dobishme për të bërë investime të tjera në merkato.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në Itali është Sampdoria që ka nisur edhe kontaktet e para me Juven, megjithatë duke parë se kërkesat për Vrionin sa vijnë e shtohen.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?