Jo vetëm United, në garë për Zidane futet edhe Paris SG
Një opsion i ri del në horizont për të ardhmen e Zinedine Zidane. Në Francë dhe në Paris kanë filluar të mendojnë për strategun e njohur. Sipas “Le 10Sport”, ish-lojtari dhe trajneri i Realit të Madridit është i përzgjedhuri i drejtorit Leonardo dhe i presidentit Al Khelaifi.
Zidanenuk do të nxitohet dhe u ka thënë të gjithëve se do të pushojnë deri në fundin e sezonit. Manchester United është skuadra tjetër e interesuar për Zidanin për të zëvendësuar Solskjaer.
Nga Anglia bëjnë me dije që ai e ka refuzuar ofertën e parë. Cristiano Ronaldo po këmbëngul që të takohet sërish me ish-trajnerin e tij dhe ta bindë që të ulet në stolin e “Old Trafford”, por oferta e PSG mund të tundojë francezin.
KOHA JONË SONDAZH

