Jo vetëm Xhaka, Milani kërkon në merkato edhe talentin shqiptar Jashari

Milani është gati për një revolucion të vërtetë në mesfushë, një plan i nisur nga trajneri Massimiliano Allegri për të sjellë më shumë forcë dhe energji në repartin më të rëndësishëm të skuadrës. Luka Modric është praktikisht i “kuqezinjve”, ndërsa për Granit Xhakën janë orë vendimtare për të kuptuar nëse marrëveshja me Bayer Leverkusen do të finalizohet.

Nëse pista Xhaka dështon, drejtuesit kuqezinj kanë identifikuar disa alternativa të reja. Emri më i spikatur është ai i Javi Guerra, mesfushor i ri i Valencias dhe pjesë e përfaqësueses spanjolle U-21. Kartoni i tij vlerësohet 25 milionë euro, por Milani pritet të ofrojë 20 milionë me bonuse. Negociatat nuk do të jenë të lehta, edhe për shkak të një klauzole që i jep Villarrealit 25% të shitjes së ardhshme të lojtarit.

Një tjetër emër në listë është Ardon Jashari, mesfushor 23-vjeçar i Club Brugge. Klubi belg kërkon rreth 30 milionë euro, shifër që Milani e konsideron të ekzagjeruar për një lojtar ende të pa provuar në nivelet më të larta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndryshe nga Xhaka, Guerra dhe Jashari kanë avantazhin e moshës, por për sa i përket përvojës, mesfushori shqiptar i Zvicrës mbetet shumë i avantazhuar. Allegri do të preferonte siguri dhe eksperiencë, për të ndërtuar menjëherë një skuadër konkurruese.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, një largim i sigurt është ai i Yunus Musah, që është shumë pranë transferimit te Napoli, në pritje të arritjes së një akordi përfundimtar me drejtuesit napolitanë. /R.Lika-Koha Jonë/

Jo vetëm Xhaka, Milani kërkon në merkato edhe talentin shqiptar Jashari

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?